Ja ndryshimet e reja në Kodin e Punës

09/04/2015 00:00

Kodi i Punës ka pësuar ndryshimet e fundit këtë javë, ndër të cilat janë si më poshtë, e megjithatë i gjithë “dyshimi” është sesa do të zbatohen ato në praktikë.

– Çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar.

– Për çdo 6 orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit.

– Të drejtën për lejen e lindjes do të mund ta marrë njëri nga të dy prindërit.

– Prindërit do të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6-vjeçare, si dhe 4 muaj leje të papaguar.

– Nëse gruaja kthehet në punë 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marrin dy orë leje në ditë të paguar.

– Ngritja e Agjencive të përkohshme të Punësimit, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat, që deri më sot kanë punuar të pambrojtur; si hidraulikët, elektriçistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.

– Nxënësit e arsimit profesional, që do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, do të paguhen.

– Përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

Top Channel