Për nostalgjikët e lojës “Snake” vjen aplikacioni për smartphone

10/04/2015 00:00

E mbani mend sa gjatë qëndronte bateria e celularit tuaj “Nokia 3210” apo “3310” pa u karikuar para se të vinin smartphone-t? Rreziku i vetëm që të shkarkohej ishte qëndrimi i gjatë duke luajtur me të famshmen lojën “Snake” dhe këtë gati e bënim të tërë.

E nëse sot ju ka marrë malli për t’ju rikthyer nostalgjisë së kësaj loje e për ta luajtur sërish, vjen për ju aplikacioni më i ri në celularët tuaj inteligjent. Ky aplikacion i jep pamjen smartphoni-t tuaj të një celulari Nokia të vjetër.

Rikthimi i lojës vjen në një kohë kur teknologjia ka përparuar së tepërmi dhe mbetet për t’u parë se si do qëndrojë përballë aplikacioneve më të përdoruara të kohëve të fundit. Një gjë është e sigurt, të gjithë nostalgjikët do t’i rikthehen të paktën njëherë për ta riluajtur sërish.

Top Channel