F1, Hamilton i lë pas të gjithë në sesionin e parë të provave të lira

10/04/2015 00:00

Në sesionin e parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Kinës, Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg vazhdojnë të dominojnë me Mercedesin e tyre, ndërsa Ferrari, me Vettel në vend të tretë dhe Raikkonen në vend të katërt, ndjek nga afër.

U dukën ndryshime për mirë te Red Bulli, që për herë të parë në këtë vit mundi të vendoste dy njëvendëshet e saj para atyre Toro Rosso.

Ndërkohë, vazhdojnë problemet për McLaren-Honda. Jenson Button e përfundoi sesionin në vendin e 13, ndërsa Fernando Alonso në vendin e 17.

Ja rezultatet e plota të sesionit të parë të provave të lira:

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:39.033
2. Nico Rosberg (Mercedes) 1:39.574
3. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:40.157
4. Kimi Räikkönen (Ferrari) 1:40.661
5. Felipe Nasr (Sauber) 1:41.012
6. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:41.029
7. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:41.097
8. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:41.112
9. Valtteri Bottas (Williams) 1:41.303
10. Felipe Massa (Williams) 1:41.304
11. Pastor Maldonado (Lotus) 1:41.335
12. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:41.575
13. Jenson Button (McLaren) 1:41.845
14. Marcus Ericsson (Sauber) 1:41.918
15. Jolyon Palmer (Lotus) 1:41.967
16. Sergio Pérez (Force India) 1:42.141
17. Fernando Alonso (McLaren) 1:42.161
18. Nico Hülkenberg (Force India) 1:42.184
19. Will Stevens (Manor) 1:45.379
20. Roberto Merhi (Manor) 1:46.443

Top Channel