Zgjedhjet, Rama takime konsultative me deputetë

10/04/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme një takim me
deputetë të Partisë Socialiste, të cilët do të lënë mandatin për të
garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Takimet mes Ramës dhe deputetëve që do kandidojnë për Bashki të ndryshme të vendit zhvillohen në ambiente e selisë së PS.

Deri me tani ka përfunduar takimi i Kryeministrit Edi Rama me deputetët e Qarkut të Shkodrës, deputetja Mimoza Hafizi, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për bashkitë e këtij Qarku.
 
Sipas Hafizit, lista e kandidatëve është propozim i PS-së dhe do t’u paraqitet aleatëve për diskutim dhe miratim.

Përveç Keti Bazhdarit, kandidaturë që tashmë ka marrë edhe miratimin nga aleatët e PS-së për Bashkinë e Shkodrës, emrat që pritet të diskutohen janë: Gjokë Lleshi për Bashkinë e Vaut të Dejës, Fran Tuci për Bashkinë e Fushë Arrëzit, Rustem Struga për Bashkinë e Pukës dhe Tonin Marinaj për atë të Malësisë së Madhe.

Top Channel