BB, 65.9 milionë euro për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore

10/04/2015 00:00

Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshjen me vlerë 65.9 milionë euro për financimin e projektit të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore në vend.

Kredia u firmos nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed. Sipas Sayed vendi duhet të punojë në drejtim të uljes së numrit të vdekjeve në aksidente, që sipas statistikave, momentalisht në vendin tonë është sa dyfishi i vendeve të rajonit.

Sipas saj duhet që në të ardhmen të ketë një planifikim më të mirë të buxheteve dhe të mos krijohen detyrime të prapambetura. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021.

Ministri Haxhinasto tha se huaja do të shkojë për mirëmbajtjen e 1400 km rrugë paresore. Ajo është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga qeveria shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro.

Top Channel