F1, Hamilton dominon provat e lira në Kinë

10/04/2015 00:00

Vazhdon edhe në Kinë dueli Mercedes-Ferrari. Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Kinës, gara e tretë sezonale e Formulës 1, më i shpejti ishte Lewis Hamilton, i cili regjistroi kohën 1’37’’219.

Pas tij vjen Kimi Raikkonen me Ferrari, i cili regjistroi një kohë 4 të dhjetat më të ngadaltë se britaniku.

Në vend të tretë Daniel Ricciardo me Red Bull, i ndjekur nga Sebastian Vettel me Ferrari.

Vetëm vendi i pestë për Nico Rosberg, rreth 1.2 sekonda më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton.

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në orën 08:00. Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel