Taylor Swift: Mamaja ime ka kancer

10/04/2015 00:00

Mamaja e Taylor Swift është diagnostikuar me kancer. Këngëtarja ka treguar se ka qënë ajo që i ka kërkuar nënës së saj, Andrea, të shkojë të vizitohet tek doktori vetëm për disa kontrolle rutinë.

“Mamaja ime është diagnostikuar me kancer”, ka shkruar Taylor në Tumblr.

“Detajet rreth gjendjes së saj shëndetësore dhe planet për t’u trajtuar dëshiroj t’i mbaj sekret, por ishte ajo që dëshironte t’ju tregoja gjendjen e saj”, shtoi ylli amerikan i muzikës.

“Arsyeja pse dëshironte t’ju tregoja është se prindërit tuaj mund të jenë shumë të zënë duke u marrë me çdo gjë, por harrojnë të shkojnë tek doktori, kështu që një kujtim nga ana juaj për t’u kontrolluar mund t’i ndihmojë ata ta kapin sëmundjen në fazat e para të saj dhe të kenë mundësi ta luftojnë”, shtoi Swift.

Top Channel