Punime në rrugën Tiranë-Vorë, devijohet trafiku

10/04/2015 00:00

Autostrada, duke nisur nga mbikalimi i Kasharit në drejtim të Vorës,
do të bllokohet sot deri më datë 20 prill, sepse do të rivishet e gjitha me
asfalt.

Njoftimi është dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po kryen punime në segmentin rrugor nga rreth-rrotullimi i Doganës deri tek Mbikalimi i Kasharit. Për këtë njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se, devijimi i trafikut fillon para Mbikalimit të Kamzës për në rrugën dytësore, drejtimi Tiranë- Vorë, deri tek Mbikalimi i Kasharit.

Gjatë kësaj periudhe, rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizjeje, drejtimin Tiranë-Vorë. Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së sigurtë për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, FSHZH apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve që, për arsye nga më të ndryshmet lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdesin maksimal.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve.

Top Channel