Jemen, nuk ndalet avancimi i milicisë shiite në Aden

10/04/2015 00:00

Dy javë me sulme ajrore nga koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite kundër rebelëve huthi në Jemen, nuk kanë patur sukses në avancimin e tyre.

Rebelët shiitë dhe aleatët e tyre e kanë vazhduar lëvizjen në pjesën qendrore të qytetit të Adenit dhe në rajonet juglindore të vendit, të banuara kryesisht nga myslimanë sunitë.

Zëdhënësi i koalicionit saudit, gjenerali Ahmed al-Asiri, e mohoi avancimin e kryengritësve të mbështetur nga Irani, duke thënë se “njësi të vogla, të izoluara”, kanë përparuar dhe se ato do të eliminohen.

Ai shtoi se komunikimi mes njësive rebele është ndërprerë.

Top Channel