Greqi, sekuestrohen 350 kg heroinë. Kapen krerët dhe dy korrierë sllovenë

10/04/2015 00:00

Policia greke sekuestroi 350 kilogramë lëndë narkotike të llojit
heroinë. Lajmi u publikua nga burime policore në Patra të Greqisë,
të cilat sqarojnë se droga ishte fshehur në dy kamionë me targa sllovake
dhe u kap gjatë një aksioni të përbashkët të antidrogës greke, në
bashkëpunim me rojën bregdetare dhe shërbimet e fshehta greke e amerikane.

Policia thotë se ka arrestuar dy shtetas sllovakë, qe ishin dhe shoferët e kamionëve dhe ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë, midis tyre edhe kokat e trafikut, dy shtetas grekë 48 dhe 52 vjeç.

Efektivët kanë kontrolluar edhe dy magazina që shërbenin si magazina të lëndës narkotike, por ende nuk bëhen publiket detaje të tjera të operacionit.

Heroina vinte nga Afganistani nëpërmjet Turqisë dhe dërgohej me shoqëri transporti në Greqi, prej nga edhe shpërndahet në vende të Europës Përendimore. Policia thota se ka shkatërruar tërësisht një prej linjave më të rëndësishme të trafikut të lëndëve narkotike në Europë.

Kjo është sasia më e madhe e lëndëve narkotike të kapura për këtë vit në Greqi, pas bllokimit të trafikut të narkotikëve nga Shqipëria.

Top Channel