Basha: Kandidatët tanë, kontratë me 3 pika me qytetarët

10/04/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar tri pikat që kandidatët e PD-së në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, duhet të firmosin me qytetarët.

“Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët: 1. Të mos ketë rekorde kriminale; 2. Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme, por t’i ulë në maksimumin që i jep ligji; 3. Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre”, ka shkruar Basha në Facebook, pas takimit që pati sot me qytetarë të Krujës.

Top Channel