F1, tifozi rrezikon jetën duke kaluar përmes pistës së Shangait

10/04/2015 00:00

Një veprim i çmendur  është kryer nga një burrë në provat e lira të Çmimit të Madh të Kinës. Tifozi ka kaluar përmes pistës së Shangait në pjesën e vijës së drejtë, pikërisht aty ku njëvendëshet e Formulës 1 arrijnë shpejtësitë e tyre maksimale.

Personi është ndaluar menjëherë nga policia dhe fatmirësisht nuk u shkaktua asnjë aksident.

Arsyeja e këtij veprimi? Tifozi donte të shkonte në bokset e Ferrarit për të hipur në një nga makinat e kuqe.

Arrivabene, shefi i skuderisë italiane, tha: “Ishte tifoz i çmendur dhe ky veprim tregon se Formula 1 nuk bën dot pa Ferrarin.”

Top Channel