SHBA, Hillary Clinton shpall të dielën kandidaturën për presidente

10/04/2015 00:00

Hillary Clinton do të shpallë kandidaturën e saj për presidente të SHBA-së ditën e dielë. Lajmi është bërë i ditur për ‘The Guardian’ nga një burim pranë stafit elektoral të zonjës Clinton.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit do e bëjë të ditur lajmin në Twitter e më pas do të postojë një video.

Zëdhënësi i Hillary Clinton ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm.

Në këtë mënyrë, Clinton do të jetë e para kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe pritet të jetë favoritja kryesore e partisë së saj.

Kjo është hera e dytë që Hillary Clinton kandidon për presidente, pas kandidimit në vitin 2008.

Top Channel