Panairi i poçarisë në Korçë, aktivitet në vigjilje të Pashkëve

10/04/2015 00:00

Si çdo vit, Korça ka sjellë Panairin e Poçarisë, aktivitet ky i
organizuar në vigjilje të festës së Pashkës. Festa ortodokse ka
shpalosur si pjesë të traditës objekte dhe suvenire të formave dhe
llojeve të ndryshme.

Me dhjetëra stenda ku janë ekspozuar punime të ndryshme poçarie, janë ngritur për të disatin vit radhazi në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit”.

Hapësira e krijuar enkas për rastin ka sjellë edhe zbukurimin e kësaj pjese të qytetit, e cila spontanisht ka marrë ngjyrime nga ngjyrat e shumta me të cilat janë pikturuar këto objekte.

Tregtarët, por edhe artizanët korçarë, prej disa vitesh ekspozojnë dhe tregtojnë produket e traditës në baltë e qeramikë, duke terhequr interesin e qytetarëve, të cilët blejnë në respektim të traditës fetare sendet dhe objektet e ndryshme prej balte, si shenje mbarësie dhe si një traditë e hershme, e trashëguar brez pas brezi. Qyteti i Korçës është një nga qytetet që shquhet për traditën dhe artin e poçarisë.

Top Channel