Vlorë, sekuestrohet hoteli i ndërtuar nga paratë e drogës

10/04/2015 00:00

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi, në përfundim të hetimeve disamujore ka vendosur masën e sekuestros preventive për një godinë shumëkatëshe, e destinuar si hotel.

Godina e bllokuar ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja”. Ajo është në pronësi të shtetasve E. B. dhe Sh. B., të dy banues në Vlorë, me një vlerë sipas vlerësimit të normave zyrtare në fuqi që arrin  deri në 1.5 milionë euro.

Sekuestroja e kësaj godine u krye, pasi dyshohet se është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të “trafikimit të lëndëve narkotike” në vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel