PS, kandidatët e Tiranës e të Vlorës mësohen javën e ardhshme

10/04/2015 00:00

Pas mbylljes së procesit këshillimor dhe deklarimit të emrave të kandidatëve për bashkitë e vendit, mbeten pa u përcaktuar kandidatët për Qarkun e Tiranës dhe atë të Vlorës.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas mbledhjes deklaroi se për këto dy qarqe vazhdojnë diskutimet.

“Jemi dakordësuar për një numër të konsiderueshëm kandidatësh dhe kandidatesh që do t’i propozohen tryezës së koalicionit, ndërkohë që mbeten për t’u përfunduar edhe disa njësi, ndër të cilat edhe Bashkia e Tiranës. Për këto njësi ka akoma disa punë për të bërë të natyrës këshillimore dhe, po ashtu, të përfundimeve të imta të anketimeve që ne kemi zhvilluar”, tha Rama.

Me gjasë, emrat për këtë këto dy qarqe do të dalin para mesjavës së ardhshme.

“Besoj që brenda javës së ardhshme, dhe mendoj në mesjavë, ne do të jemi gati me të gjitha kandidaturat për tryezën e koalicionit”, tha Rama.

Top Channel