Kallashi s’është lodra e duhur për një 9-vjeçare

10/04/2015 00:00

Arabia Saudite ka ndërmarrë një fushatë ushtarake kundër rebelëve Huthi në Jeminin fqinj, vendim që ka gjetur mbështetjen e gjerë të qytetarëve.

E mes këtyre është edhe një prind, i cili ka dashur ta tregojë këtë përmes vajzës së tij 9-vjeçare.

Ai i jep në dorë vajzës së tij një armë automatike Kallashnikov ndërsa vetë largohet për ta filmuar në momentin kur ajo do qëllonte.

Pas shkrepjes, fuqia shtytëse e armës nuk mundi të kontrollohej prej vogëlushes dhe për pak plumbat desh i morën jetën të atit të saj.

Fatmirësisht vajza hoqi gishtin nga këmbëza në kohën e duhur.

Top Channel