Kryebashkiaku harxhon paratë për të ndërtuar një…robot

10/04/2015 00:00

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore  të 21 qershorit thuajse ka nisur, ndaj bëni kujdes; nëse dikush ju kërkon votën për të ndërtuar ‘Transformers’, lutemi ta refuzoni atë.

“A ka robot më të pashëm?” – deklaronte Melih Gokçek teksa zbulonte monumentin rreth 6 metër të lartë të punuar në metal në ‘Ankapark’ të kryeqytetit turk.

Roboti është pjesë e një projekti të kreut të Bashkisë së Ankarasë  që thotë se do të tërheqë më shumë turistë.

Por jo të gjithë e shohin atë me syrin e kryebashkiakut. Për shumë qytetarë kjo vepër është një humbje e madhe e parave të tyre. (ndoshta s’janë fansa të Transformers).

Kritikat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media. Por këtyre Gokçek iu përgjigj qetë dhe shkurt: “Respektoni robotin!”

Përveç kundërshtimit nga qytetarët, tashmë Gokçek duhet të përballet edhe me një padi të ngritur ndaj tij nga Unioni i Inxhinierëve dhe Arkitektëve turq që e akuzojnë atë për përdorimin e parave të taksapaguesve për ndërtimin e “një monstre”.

Top Channel