Pushime luksoze vetëm për supermiliarderët?

10/04/2015 00:00

Jahtet disa miliona paund, avionët privatë dhe vendet ekskluzive të pushimeve nuk janë të rezervuara vetëm për të pasurit. Nëse ju do të dini se ku të kërkoni, si të bëni “shopping” apo kur të prenotoni, atëherë ju mund të kurseni mijëra paund për të arritur një marrëveshje ekskluzive udhëtimi.

Nga ishujt privatë dhe makinat “Aston Martin”, deri në kështjellat dhe jahtet 22 metra të gjata, “TravelMail” ofron një ekspert guide për të pushuar si një miliarder. Nuk ka nevojë për të pasur një pagë me 9-shifra apo llogari bankare për ta bërë këtë.

Avionët privatë. Nëse mendoni se të ngjitesh në një avion privat është diçka e mundshme vetëm për tipa si Beyonce, oligarkët apo diplomatët, jeni të gabuar. “Jetsuite.com” iu lejon atyre me llogari tepër të vogla bankare të prenotojnë avionë privatë me kosto tepër të reduktuara. Mjafton të hedhësh një sy në seksionin “SuiteDeals” të kësaj faqeje interneti, e cila ofron edhe prenotime në grup të minutës së fundit, dhe mund të gjesh bileta brenda SHBA-ve me 536 dollarë vajtje-ardhje, ose të shfrytëzoni “shërbimin e abonimit” për të marrë njoftime përmes SMS-ve, kur planet tuaja i lini për minutën e fundit. Rrugët dhe periudhat me oferta janë të kufizuara, por nëse jeni elastik, do ia vlejë mundimi. Për udhëtime në Europë apo ndërkombëtare, provoni opsionin “PrivateFly’s Empty Legs”, i cili ofron udhëtime rikthimi me kosto të ulëta me avionë privatë, pavarësisht se mund të keni humbur avionin tuaj fillestar.

Ishujt privatë dhe kështjellat. Faqe të tilla interneti si “Airbnb”, “HomeAway” dhe “VRBO” kanë ndryshuar mënyrën sesi ne mund të pushojmë, duke hapur rrugët për qira ekskluzive për thuajse asgjë. Të qëndrosh në një kështjellë në Qarkun e Liqeneve, në veriperëndim të Britanisë së Madhe për vetëm 95 paund/nata, në një shtëpi hijerëndë në Wiltshire për 150 paund/nata dhe në një ishull privat në Filipine për 234 paund nata përmes “Airbnb”, kjo e fundit e shoqëruar me faktin që duhet të jenë 10 veta të ndarë në shtëpinë dykatëshe buzë plazhit. Kompania përfshin aktualisht një “perandori” prej më shumë se 35 mijë qytetesh në 190 vende anembanë botës.

Megajahtet. “Getmyboat.com” mund të konsiderohet si “Airbnb”-ja e jahteve në botë. Kërkoni mbi 28 mijë jahte në 135 vende të ndryshme të botës, të cilat janë të përballueshme dhe të disponueshme për t’u marrë me qira ditore nga pronarët e tyre. Edhe nëse ju zotëroni një jaht të tillë, mund ta listoni atë në këtë faqe, për të fituar parà teksa nuk jeni duke e përdorur atë. Mund të kërkoni bazuar mbi vendet, mes të cilave disa tepër popullore si Kroacia, Londra, Bahamasi, Barcelona ose Kalifornia; ose jahteve, madje iu ofrohet mundësia edhe ta ndani qiranë mes grupe shokësh. Disa jahte janë të disponueshme për 125 paund në ditë/personi, por përveç jahteve luksoze dhe megajahteve ka edhe barka shpejtësie, kajake dhe “shtëpi të lundrueshme” (barkë në formën e shtëpive).

Radha e supermakinave. Nëse keni planifikuar ndonjë lidhje “të nxehtë” ose fundjavë romantike, një supermakinë mund të rezultojë si një shpenzim i vlefshëm. “Premiere Velocity” është një prej kompanive të panumërta, që ofrojnë përdorimin e një supermakine të pacënuar, turbo ndoshta me ditë, por ndoshta edhe me orë. Për shembull, të marrësh me qira një “Aston Martin DB9” për 423 paund në ditë; një “Jaguar F-Type S5 V8” për vetëm 295 paund; ose një “Porche Boxster S” për jo më shumë se 175 paund në ditë.

Garderoba. Keni prenotuar një ishull, keni marrë një avion privat, por a e keni zgjedhur garderobën për pushime? Ka shumë faqe interneti që iu dedikohen çantave të dorës të dizenjuesve më të famshëm në botë, fustaneve apo veshjeve tepër popullore, ndaj kujdesuni edhe për valixhen. Sa për kuriozitet, një çantë “Chanel” mund të kushtojë 2 mijë paund, ose mund ta merrni me 130 paund në muaj…

FOTO GALERI
1/9

Top Channel