Forma primitive jete në një tjetër sistem

10/04/2015 00:00

Për aq sa dimë ne, sistemi ynë diellor është i vetmi sistem planetesh që ka jetë, të paktën në mënyrën dhe formën që njohim.

Megjithatë Dielli, Toka dhe planetet e tjera të sistemit tonë në të vërtetë mund të mos jenë aq ‘të veçantë’ në gjithë këtë univers.

Rreth 450 vite dritë nga ne, në yjësinë e Demit është duke lindur një sistem planetar ku një ditë do të ketë jetë.

Ky është pretendimi i një grupi astronomësh amerikanë pas studimit me detaj të një ylli të ri, të quajtur “MWC 480” dhe të rrethuar nga një disk gazi e pluhuri që po formojnë gradualisht planete.

Studiuesit amerikanë kanë vëzhguar për muaj me radhë pjesën e jashtme të këtij diskut protoplanetar, ku është rënë për herë të parë jashtë planetit tonë në gjurmë të molekulave organike komplekse, që kanë rol thelbësor në formimin e aminoacideve, që janë ndër shtyllat e nisjes së jetës.

Zbulimi i astronomëve amerikanë është publikuar në revistën “Nature”.

Top Channel