Holandezët, populli më i gjatë në Europë

10/04/2015 00:00

150 vite më parë futeshin në listën e popujve më shtatshkurtër të Europës me një gjatësi mesatare prej 165 centimetrash.

Por kohët kanë ndryshuar dhe sot, holandezët janë populli me i gjatë i Europës duke ‘u rritur’ mesatarish me 20 centimetër në 150 vjet, tre deri në katër herë më shumë se amerikanët, anglezët e francezët.

Një studim britanik i udhëhequr nga Gert Stulp arriti në përfundimin se holandezët sot kanë një gjatësi mesatare prej 175 centimetra për femrat dhe 185 centimetra për meshkujt. Këto shifra e rëndisin në popullin më shtatlartë të Kontinentit të Vjetër.

Kjo nuk është hera e parë që studime të këtij lloji i japin medaljen e arit holandezëve, por është hera e parë që kërkohet të shpjegohet se përse ka ndodhur kjo rritje kaq e shpejtë në gjatësi.

Sipas Gert Stulp, njëkohësisht specialist i shëndetësisë në Shkollën e Higjenës në Londër dy janë faktorët kryesorë. E para, thotë ai, është kultura e ushqimeve me bazë qumështin dhe e dyta aksesi i në sistemin shëndetësor.

Megjithatë, këta dy faktorë nuk janë përcaktues. Rolin vendimtar në përcaktimin e gjatësisë e kanë genet.

“Është e mundur që përzgjedhja natyrore, së bashku me dy arsyet e dhëna më lart të jenë faktorët kryesorë”, thotë Stulp.

Në fakt, nga të dhënat e analizuara në 95 mijë persona që kanë jetuar në Holandë nga viti 1935 deri në vitin 1967, del se meshkujt që kanë qenë 7 centimetra mbi mesataren e atyre viteve, kanë pasur më shumë fëmijë në krahasim me meshkujt më të shkurtër se mesatarja.  

Top Channel