15-vjeçari me zemrën djathtas, historia prekëse në Top Show

10/04/2015 00:00

15-vjeçari Rigers Selmani vuan nga një anomali e rrallë. Zemra e tij ndodhet në krahun e djathtë dhe ka 5 defekte serioze që i rrezikojnë jetën.

15-vjeçari Rigers Selmani vuan nga një anomali e rrallë. Zemra e tij ndodhet në krahun e djathtë dhe ka 5 defekte serioze që i rrezikojnë jetën.

Është kjo historia e trajtuar këtë të premte në emisionin Top Show. Operacioni është marrë përsipër nga një ndër spitalet më të mira në Francë për anomali të tilla tek fëmijët, por ai kushton 32 mijë euro.

Por kjo familje ka edhe një tjetër fëmijë, djalin 9-vjeçar, i cili po ashtu e ka zemrën që rreh në të djathtë.

Familja e fëmijëve, të cilëve zemra u rreh në kahun e kundërt, ka nisur një fushatë për Rigersin për mbledhje kontributesh në lidhje me operacionin.

Mund të kontribuoni edhe ju në: numri i llogarisë në Raiffeisen Bank: AL0001115783.

Top Channel