“Miss Ushtria” për të rekrutuar meshkujt

10/04/2015 00:00

Në përpjekje për të mbushur kazermat, ushtria kazake ka ndërmarrë një fushatë të pazakontë.

Ministria e Mbrojtjes e Kazakistanit nisi në internet konkursin “Miss Ushtria”. Në garë janë 123 femra, që të gjitha pjesëtare të forcave të armatosura. Secila prej tyre konkurron me 3 foto, një me uniformë, një me uniformë dhe armë dhe fotoja tjetër civile.

Publiku mund të votojë të parapëlqyerën e vet, e cila në fund do të fitojë marrë një çmim material, por edhe simbolikën si “imazhi i ushtrisë” kazake. Deri më tani rreshterja Aigerim Karakuchukova kryeson rënditjen me më shumë se 1 mijë vota, por deri më 10 maj, kur mbyllet votimi gjithçka mund të ndodhë.

Më shumë se gara për bukurinë, përmes këtyre fotove, autoritetet kazake synojnë që të tërheqin në radhët e ushtrisë sa më shumë meshkuj që të jetë e mundur.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel