Konflikti në Ukrainë, Kievi thotë se disponon një regjistrim që tregon krimet ruse

10/04/2015 00:00

Një regjistrim audio i një rebeli pro-rus, i zbardhur nga zyrtarët e Kievit, është kthyer në një provë të fortë që tregon qartazi brutalitetin e masakrave ruse në Krime. Kjo evidencë po qarkullon gjerësisht edhe në internet.

“Nuk e vras mendjen për atë që kam bërë, besojeni ose jo. Unë vrava 15 të burgosur ukrainas. ‘No comment’. Nëse dua i vras, e nëse nuk dua, nuk e bëj”.

Deklarata i përket Arseni Pavlov, i njohur me nofkën ‘Motorola’ dhe këtë ia ka rrëfyer në telefon një gazetari teksa ky i fundit e ka pyetur nëse rebeli kishte lidhje ose jo me vrasjen e ukrainasit të burgosur nga lufta, Ihor Branovicki.

‘Motorola’ është kryetari i batalionit rebel ‘Sparta’. “Dëshmia e re tronditëse që vjen nga grupet e armatosura pro-ruse në Donbass ilustron nevojën urgjente për veprim me qellim të marrim në dorë situatën e përshkallëzuar të krizës humanitare në Ukrainën Lindore”, tha në një deklaratë zëvendësdrejtori i “Amnesty International”. Sipas Denis Krivoshev, kjo evidencë e re thjesht vulos gjithë dyshimet e deritanishme për çka ndodh vërtetë në rajonin e trazuar.

Torturë, keqtrajtime dhe vrasje janë krimet e luftës në Krime. Këto padi pritet të hetohen dhe do të ndiqen penalisht nga autoritetet ndërkombëtare. Por pyetja e fundit e “Amnesty International, është: Po tani, si do të shfajësohen udhëheqësit separatistë?

Top Channel