Maradona: Blatter i frikësuar, tashmë nuk mund të blejë më vota

11/04/2015 00:00

Diego Armando Maradona ka shprehur haptazi mbështetjen e tij për Princin e Jordanisë Ali Bin Al Hussein për kreun e FIFA-s, ndërsa ka thënë se presidenti aktual, Sepp Blatter, ndjehet i frikësuar pasi nuk mund të blejë më vota.

“Blatter është i frikësuar pasi ai do të humbasë zgjedhjet për President të FIFA-s. Ai nuk ka më mundësinë të blejë vota”, ka thënë Maradona.

Pasi kritikoi zviceranin, Mardona tha se Al-Hussein do të ketë një ndikim pozitiv në futboll nëse ai do të jetë më i votuari.

“Ne do të ndryshojmë FIFA-n për të mirën e të gjithëve, duke e bërë atë më të pastër në këtë proces. Unë i di ndryshimet që Al-Hussein ka bërë në vendin e tij dhe atë që ai është në gjendje të bëjë”, tha ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit.

Top Channel