Aksident tragjik në Marok, 33 të vdekur, shumica fëmijë

11/04/2015 00:00

Një aksident tragjik ndodhi të premten në Marok, ku një autobus u aksidentua dhe për pasojë 33 persona mbetën të vdekur, shumica prej të cilëve ishin fëmijë të moshës nga 8 deri në 14 vjeç.

Nxënësit po ktheheshin nga një aktivitet sportiv, kur autobusi me të cilin ata po udhëtonin u përplas me një kamion-cisternë që transportonte gaz. Autoritetet vendase thanë se autobusi u përfshi menjëherë nga flakët pas përplasjes.

Ndërkohë, mbetën të plagosur edhe 9 persona, të cilën u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ku dy prej tyre ndërruan jetë. Mes viktimave ishte edhe Hassan Issengar, një atlet i njohur maroken, i cili shoqëronte nxënësit.

Aksidentet rrugore janë shtuar së tepërmi në Marok, pasi automjetet gati janë dyfishuar në 15 vitet e fundit, shkruan “Reuters”.

Top Channel