Vettel: I kënaqur me vendin e tretë

11/04/2015 00:00

Sebastian Vettel u shfaq i qetë para mediave pas përfundimit të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës. Piloti i Ferrarit arriti një vend të tretë, që do të thotë vendi i parë nëse nuk llogarisim makinat e paarritshme Mercedes.

“Jam i kënaqur me vendin e tretë. Ishte maksimumi që mund të arrinim. Në garë do të përpiqemi të bëjmë më shumë”, tha gjermani në konferencë për shtyp.

Edhe pse Mercedesi shfaqi një formë të mrekullueshme, Vettel nuk dorëzohet: “Mendoj se të gjithë do të kemi një strategji të njëjtë gare, por gomat mbajnë mirë dhe atë set gomash të buta më shumë që kemi në dispozicion, shpresojmë ta përdorim në avantazhin tonë.”

Top Channel