Ambasadori Minxhozi: Bashkim ekonomik Shqipëri-Kosovë

11/04/2015 00:00

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se askush
nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit
Europian. Ai ka shtuar se jemivende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon
aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.

“Kjo është një formë e bashkimit, bashkimi ekonomik dhe nuk na ndalon kurrkush për ta bërë. Se kur flasim për një bashkim ekonomik kemi parasysh parametrat europianë. Ne nuk flasim për klandestinitet bashkëpunimi, por e bëjmë fare hapur. Ne do të bashkojmë doganat, do të bashkojmë tarifat e ndryshme, akcizat dhe me radhë për t’u zhvilluar e për të ecur përpara. Kjo është thelbi që thotë zoti Rama në deklaratat e tij, e që do të thotë se nuk na pengon kush për një bashkim në çadrën e Bashkimit Europian”, ka thënë Minxhozi për “Kosovapress”.

Ai, po ashtu, ka thënë se Kosovës duhet t’i jepen të drejtat që i janë mohuar në lëvizjen e lirë.

Top Channel