Lady Gaga mbështet Taylor Swift-in

11/04/2015 00:00

Taylor Swift lajmëroi ditën e enjte se nëna e saj Andrea vuan nga kanceri. Disa orë pas këtij publikimi, mikesha e saj, Lady Gaga, i uron asaj gjithë të mirat, duke shkruar: “Zoti të bekoftë ty, nënën dhe familjen tënde. Ne të gjithë do të lutemi për ju”.

Swift zgjodhi rrjetin social Timblr, ku shkroi: “Jam shumë e shqetësuar t’’ju them se mamaja ime është diagnostikuar me kancer. Detajet rreth gjendjes së saj shëndetësore dhe planet për t’u trajtuar dëshiroj t’i mbaj sekret, por ishte ajo që dëshironte t’ju tregoja gjendjen e saj”.

“Arsyeja pse dëshironte është se prindërit tuaj mund të jenë shumë të zënë duke u marrë me çdo gjë, por harrojnë të shkojnë tek doktori, kështu që një kujtim nga ana juaj për t’u kontrolluar mund t’i ndihmojë ata ta kapin sëmundjen në fazat e para dhe të kenë mundësi ta luftojnë atë”.

Top Channel