Një person ka mbetur i vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi me armë zjarri në një lokal në qendër të Tetovës.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në rreth orës 22, kur – siç raportohet – një person hapi zjarr me armë në drejtim të një grupi të rinjsh.

Si pasojë e plagëve të marra nga sulmi mësohet se jetën e ka humbur një 21-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës.

Policia mbrëmë vonë njoftoi se ka arritur të arrestojë autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, i cili kishte përfunduar i plagosur dhe po mjekohet në Spitalin e Tetovës.

Ndonëse policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat që çuan drejt këtij incidenti, mediat lokale informojnë se ngjarjes së rëndë i ka paraprirë një zënkë për motive të dobëta, mes dy grupeve të rinjsh që fillimisht kishte nisur brenda lokalit për të vazhduar jashtë tij, me ç’rast u përdorën edhe armët e zjarrit.

Top Channel