Prezervativi që jep ndjesi më të mirë sesa pa gjë fare

11/04/2015 00:00

Shkencëtarët e Universitetit të Wollongong-ut në Australi kanë dizenjuar një prezervativ që, sipas tyre, do të japë një ndjesi më të mirë sesa pa gjë fare.

Sipas ‘Science Alert’, kontraceptivi është bërë me hidroxhel, një përbërës i fortë dhe fleksibël që ndihet si lëkurë njeriu.

Robert Gorkin, udhëheqësi i ekipit që ka dizenjuar këtë prezervativ, tha: “Donim një material që të ndihej më mirë në lëkurë, por edhe të ishte i përshtatshëm për një prezervativ. Provat e para na kanë treguar se materiali është i fortë mjaftueshëm.”

Top Channel