Precedenti “Kumbaro”, ja pse Gjykata e la në arrest shtëpie Tom Doshin

11/04/2015 00:00

Për dërgimin e Tom Doshit nën arrest shtëpiak, Gjykata e Lartë i është
referuar dosjes që e nxiti katër vjet më parë të shpallte një vendim
unifikues në të gjithë vendin e që ka lidhje me rastin e Ilir Kumbaros,
një ndër të akuzuarit e dosjes “Remzi Hoxha”.

Megjithese ngjan se rasti ‘Kumbaro’ nuk ka mjaft lidhje me Tom Doshin, pasi Kumbaro ishte i kerkuar nga drejtesia, nderkohe qe Doshi u vendos ne dispozicion te drejtesise, Gjykata e Larte nenvizon fragmente te ketij vendimi qe mban daten 14 tetor 2011.

Çka do te thote, se per Gjykaten e Larte me provat qe depozitoi Prokuroria ne kete faze te hetimit asaj i eshte krijuar bindja se ndaj te hetuarit ekziston nje shkalle mundesie e fajesise per kryerjen e vepres penale ne ngarkim te tij.

Por Kolegji Penal eshte i kujdesshem kur kujton se ky argument dallon nga koncepti i fajesise, ndersa shton se gjykata nuk mund te shprehet ne themel per elementet e vepres penale, per te cilat dyshohet se i ka kryer Tom Doshi. Per Gjykaten e Larte, qenia e deputetit Doshi nje zyrtar i larte shteteror se bashku me mundesite e tij ekonomike krijojne dyshimin se ai mund t’i shmanget hetimit duke u larguar.

Gjykata e Lartë thekson perpos mundesise per rrezik ikjeje, se rreziku i veprave per te cilat dyshohet Tom Doshi dhe marzhi i denimit qe parashikojne dispozitat perkatese jane te pershtatshme me kete mase sigurie te vendosur.

Dy gjyqtarët: Rreziku i ikjes, duhen elemente realë dhe faktikë

Por në pakicë kanë dalë dy gjyqtarë të ketij Kolegji, gjyqtarët Majlinda Andrea dhe Artan Zeneli. Në vendimin që Top Channel disponon, gjyqtari Artan Zeneli mban qendrim te kundert, se pari me ligjshmerine e ndalimit te deputetit. Zeneli pohon se ndalimi kryhet atehere kur qellimi eshte te mos kompromentohen provat dhe ne menyre qe prokurori te ushtroje funksionin normal, kushte te cilat sipas gjyqtarit nuk ekzistojne ne kete rast. Gjyqtari ne pakice perdor pikerisht rastin “Kumbaro”, per te argumentuar kendveshtrimin ndryshe pikërisht edhe per rrezikun e ikjes. Ne kete vendim unifikues pohohet se rreziku i ikjes nuk duhet te jete hipotetik dhe abstrakt, por duhen elemente reale dhe faktike.

Shumica, – deklaron gjyqtari Zeneli, – ne vendimin e saj duhet te analizonte elementet provues te drejtperdrejte ose te terthorte mbi te cilat bazohet dyshimi rreth ikjes se Doshit. Rreziku i ikjes nuk mund te vleresohet ne menyre te pergjithshme,- shton gjyqtari,- pasi ne rastin konkret,- nenvizon Zeneli,- prokuroret nuk sollen te dhena te mjaftueshme se ai ka shkaqe per t’u larguar.

‘Kur nga ana e prokurorit do te ishin paraqitur te dhena nga te cilat mund te dyshohej se Doshi po tentonte te mbyllte bizneset e tij ne menyre te shpejte, ka terhequr apo ka transferuar sasi te hollash nga bankat, ka lene pas dore veprimtarine e tij te zakonshme, atehere do te ishim para pranise se rrezikut te ikjes se deputetit’, mbyll argumentet kundershtuese gjyqtari ne pakice.

Top Channel