Përplasje me armë në Kurbin, plagosen tre persona

11/04/2015 00:00

Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë të shtunë në fshatin Gorre  të Kurbinit pas një përplasjeje me armë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit. Nga të shtënat  janë plagosur shtetasit Ardit Zela, 20 vjeç, Agim Zela 50, vjeç dhe Besnik Vata, 55 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk ka të dhëna për rrethanat apo shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plagosjes së trefishtë.

Top Channel