PD zgjedh 4 kandidatë për bashkitë e veriut

11/04/2015 00:00

Partia Demokratike vendosi për disa kandidatë të tjerë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Katër njësitë vendore që u plotësuan me kandidatë janë: Patosi me Luan Mustafaj, Ura Vajgurore me Bujar Hoxhën, Malësia e Madhe me Anton Kokën dhe Vau i Dejës me kandidatin e përbashkët me demokristrianët, Zef Hila.

Bashkë me emrat e Tropojës, Kamzës dhe Elbasanit numri i kandidatëve të zyrtarizuar nga Partia Demokratike shkon në 7, nga 61 bashki që ka gjithësej vendi.

Vendimi më interesant mbetet ai për Tiranën dhe Durrësin. Për këtë të fundit ka ende një mosmarrvëshje me republikanët.

Top Channel