Prishtinë, lirohet shefi i Urbanistikës, Liburn Aliu

11/04/2015 00:00

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vendosur të lirojë nga paraburgimi drejtorin e Urbanistikës të Komunës, Liburn Aliun.

Aliu u arrestua të premten në mbrëmje për shkak të një përleshjeje fizike që me këshilltarin komunal të Partisë Demokratike të Kosovës, Muhamet Selmani.

Lirimin e drejtorit Aliu e konfirmoi për Top Channel përmes telefonit kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Ai tha se Liburn Aliu është liruar me procedurë të rregullt, pasi nuk është parë e nevojshme mbajtja më gjatë në paraburgim.

“Ai do të ndiqet në procedurë të rregullt penalisht për veprën që dyshohet. Ndërsa sa i përket armës së tij, për këtë është lënë që të vendosë policia, që i ka lejuar bartjen e saj”, tha Imeri.

Kundër paraburgimit të drejtorit të Urbanistikës të kryeqytetit kosovar reaguan më herët lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës, të cilat deklaruan se Aliu po u pengon planet atyre që duan kaosin urbanistik në kryeqytet.

Top Channel