Të shtëna me armë në Kongresin amerikan

11/04/2015 00:00

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të godinës së Kongresit amerikan kanë vënë në alarm autoritetet që kanë urdhëruar izolimin e gjithë zonës.

Lajmi konfirmohet nga autoritetet amerikane. Një zëdhënës tha për mediat se të shtënat kanë ndodhur anën perëndimore të godinës. Menjëherë sektori për vizitorët u izolua dhe nuk lejohet as hyrja dhe as dalje për arsye sigurie.

Raportimet e para flasin për një protestues të vetëvrarë.

Forcat e sigurisë kanë vendosur një perimetër sigurie rreth një pakoje të dyshimtë, që autori kishte me vete e që dyshohet se mund të përmbajë lëndë shpërthyese.

Top Channel