Ndotet liqeni i Fierzës, mbetjet urbane mbulojnë sipërfaqen

11/04/2015 00:00
Foto arkiv

Rritja e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe shirave të disa ditëve më parë, ka risjellë ndotjen e basenit më të madh ujor në vend.

Sipërfaqja e liqenit ka filluar të mbulohet me mbeturina urbane, gjë që po bëhet mjaft e shpeshtë për basenin më të madh ujëmbledhës të hidrocentralit të Fierzës sa herë që ka rreshje të dendura.

Siç dihet, rritja e nivelit të përrenjve që derdhen në Drin merr me vete edhe gjithë mbeturinat që vijnë nga Kosova dhe nga Maqedonia, që banorët e zonave pranë tyre i hedhin në shtratet e lumenjve që derdhen në Fierze.

Gjithashtu, në këtë pjesë të liqenit, shkarkohet i papërpunuar edhe kolektori kryesor i qytetit të Kukësit. Specialistët kanë propozuar vendosjen e një rrjete në grykëderdhjen e lumit Drin, për të penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova drejt Shqipërisë.

Top Channel