Aksident në Shkodër, automjeti godet për vdekje një këmbësor

12/04/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndodhi mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Rrenc.

Viktima është shtetasi Shtjefën Toma, 50 vjeç. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjeteve.

Mësohet se, automjeti me targë AA 622 FV, me drejtues shtetasin Dedë Zefi goditi për vdekje në rrugë 50-vjeçarin, banor të fshatit Renc, i cili në atë moment po ecte në këmbë drejt banesës së tij.

Si pasojë e plagëve të rënda, viktima humbi jetën menjëherë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Top Channel