Mesha e Pashkëve ortodokse, kremtohet ringjallja e Krishtit

12/04/2015 00:00

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë mbushur Katedralen ortodokse dhe bulevardin jashtë saj për të pritur momentin e madhërishëm për besimin e krishterë, siç është ngjallja e Krishtit.

Me lutje ndaj Zotit, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste, besimtarët kanë ndjekur meshën tradicionale të mbajtur nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili iu është drejtuar besimtarëve pjesërisht në gjuhën greke dhe pjesërisht në gjuhën shqipe.

Me një lutje për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre, besimtarët kanë ndezur qirinj në Katedrale, duke marrë kështu bashkë me flakën e qirinjve bekimin e Zotit.

Dita e diel është dita e festës së Pashkëve, ku në tryezat e besimtarëve ortodoksë mbizotërojnë gatime tradicionale të Pashkëve, ku veza e kuqe është simboli i kësaj feste.

Top Channel