Zgjedhjet lokale, PD shpall të tjerë kandidatë

12/04/2015 00:00

Partia Demokratike ka zyrtarizuar disa kandidatë të tjerë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 Qershorit.

Partia Demokratike ka vijuar publikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Dhurim Alinani do të kandidojë nën siglën e PD në Delvinë. Gëzim Çaushi në Roskovec. Në Peqin është zyrtarizuar kandidatura e Albert Kreçit, ndërsa në Divjakë ajo e Irakli Goresë. Në Pukë, Partia Demokratike do të hedhë në garë Rrok Dodën. Burreli do të ketë kandidat, sipas selisë blu Nezir Rizvanin, ndërsa në Klos do të jetë Basir Cupa.

Ky proces publikimi i emrave të kandidatëve pritet të vazhdojë deri në përfundimin e tyre dhe nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore. Bie në sy fakti, që dy kampet e mëdha ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për kryeqytetin, ku pritet të jetë edhe gara më e fortë mes dy kampeve.

Vetëm një ditë më parë u mësuan Luan Mustafaj për Patosin, Bujar Hoxha për Urën Vajgurore, Anton Koka për Malësinë e Madhe dhe Zef Hila për Vaun e Dejës, kandidat ky i përbashkët me demokristianët.

Veç tyre, PD ka shpallur edhe emrat për Gjirokastrën, Tropojën, Kamzën dhe Elbasanin.

Top Channel