Peleshi inspekton punimet për restaurimin e Pazarit të Vjetër të Korçës

12/04/2015 00:00

Punimet për restaurimin e Pazarit të Vjetër të Korçës, një prej pjesëve më të rëndësishme të qytetit, janë inspektuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i shoqëruar dhe nga presidenti i bordit të Fondit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff.

Investimi, i cili kap vlerën 5 mln dollarë, synon që përmes këtyre punimeve ta riktheje pazarin në identitetin e tij si një prej vendeve historike e kulturore më të veçanta në Shqipëri, ndërsa përfshin ndërhyrjen në 7 blloqe të ndërtesave, si dhe sinjalistikën e ndriçimin.

Vetë zëvendëskryeministri Peleshi e ka konsideruar këtë ndërhyrje si më të rëndësishmen në qytetin e Korçës, pasi sipas tij pazari mbetet ndër asetet kryesore kulturore që dëshmon vlera të shumta.

Projekti pritet të përfundojë në muajin tetor, duke e risjellë Pazarin e Vjetër të Korçës me gjithë vlerat e tij të dikurshme, por të rikonceptuara edhe në këndvështrimin e një atraksioni turistik.

Top Channel