Lacio i merr vendin e dytë Romës, Berisha dhe Cana në formacion

12/04/2015 00:00

Lacio ngjitet në vendin e dytë në Serinë A, pasi mesditën e së dielës arriti fitoren e 8-të radhazi në kampionat, duke mposhtur Empolin me rezultatin e thellë 4-0.

Një kontribut mjaft të rëndësishëm në këtë ndeshje dhanë edhe dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Lorik Cana, të cilët ishin të dy titullarë në këtë takim dhe zhvilluan një ndeshje të mirë.

Ndërkohë, Roma është ndaluar në Torino nga vendasit. Edhe pse kryeqytetasit shënuan të parë me Florenzin, Lopez barazoi rezultatin në 1-1.

Një fitore të rëndësishme arriti edhe Napoli që mposhti 3-0 Fiorentinën në “San Paolo” me gola të Mertens, Hamsik dhe Callejon.

Ndeshjet e së dielës në Serinë A

Cezena-Kievo 0-1

Atalanta-Sasuolo 2-1

Lacio-Empoli 4-0

Napoli-Fiorentina 3-0

Torino-Roma 1-1

Udineze-Palermo 1-3 

Milan-Sampdoria 1-1

Top Channel