Miley Cyrus nuk ndalet, pozon nudo

12/04/2015 00:00

Miley Cyrus ka kënaqur ndjekësit e saj në rrjetet sociale pasi ditën e premte ajo ka postuar në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ dy foto tepër provokuese.

Në njërën prej fotove të publikuara, 22-vjeçarja shfaqet me një palë pizhama, të cilat nuk kanë mundur të mbulojnë gjoksin e saj, kështu që këngëtarja kishte vendosur një shirit të vogël për t’i mbuluar ato.

Ndërsa në foton tjetër shihet plotësisht e zhveshur teksa po lahet në një vaskë, por edhe pse pa rroba, ajo ka mundur të mbulojë pjesët e saj intime.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel