“MTV Movie Awards”, vlerësohen Bradley Cooper dhe Shailene Woodley

13/04/2015 00:00

Mbrëmjen e së dielës, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, MTV ndau çmimet për filmat dhe aktorët më të mirë të vitit.

Ndryshe nga ceremonia e çmimeve Oscar, MTV jep çmime më pak serioze, si për shembull për performancën më të mirë gjysmë-zhveshur apo për skenën më të bukur të puthjes.

Filmi më i mirë i vitit u shpall ‘The Fault In Our Stars’, me protagoniste aktoren e re Shailene Woodley, e cila fitoi edhe çmimin e aktores më të mirë të vitit.

Ndërkohë, Bradley Cooper mori çmimin e aktorit më të mirë të vitit për performancën e tij në filmin ‘American Sniper’.

Ja të gjitha çmimet e MTV:

Filmi i vitit – The Fault In Our Stars  
 
Aktorja më e mirë e vitit – Shailene Woodley (The Fault in Our Stars)
 
Aktori më i mirë i vitit – Bradley Cooper (American Sniper)
 
Performanca më “njësh” e vitit – Jennifer Lopez (The Boy Next Door)
 
I riu më i mirë i vitit – Dylan O’Brien (The Maze Runner)
 
Performanca më e mirë gjysmë-zhveshur – Zac Efron (Neighbors)
 
Dyshja më e mirë – Zac Efron dhe Dave Franco (Neighbors)
 
Skena më e mirë e dyluftimit – Dylan O’Brien vs. Will Poulter (The Maze Runner)
 
Puthja më e mirë e vitit – Ansel Elgort dhe Shailene Woodley (The Fault in Our Stars)
 
Personazhi i keq i vitit – Meryl Streep (Into the Woods)
 
Performanca më e mirë komedi – Channing Tatum (22 Jump Street)
 

Top Channel