Justin Timberlake dhe Jessica Biel bëhen prindër

13/04/2015 00:00

Këngëtari Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij Jessica Biel kanë mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, djalit të quajtur Silas Randall Timberlake. Lajmin e bën të ditur revista ‘People’.

Konfirmohet se nëna dhe fëmija janë në një gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai është i mahnitur nga ardhja në jetë e vogëlushit.

Justin konfirmoi lajmin se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë në muajin janar, por gjinia e fëmijës nuk ishte bërë publike, madje edhe çifti nuk ka qenë në dijeni nëse fëmija do të ishte djalë apo vajzë.

Top Channel