Francë, Le Pen dorëzohet para së bijës; tërhiqet nga kandidimi

13/04/2015 00:00

Jean Marie Le Pen duket se është dorëzuar përballë presioneve të së bijës, duke hequr dorë nga kandidimi në zgjedhjet rajonale të Francës.

Megjithatë, themeluesi i Frontit Nacional i ka mbetur besnik qëndrimit të tij se, ai do të ishte përfaqësuesi më i mirë i partisë së ekstremit të djathtë në jug të vendit.

Marine Le Pen, drejtuesja aktuale e kësaj force politike, kishte dënuar ashpër komentet e përsëritura të të atit se dhomat e gazit të nazistëve ishin “një detaj i historisë”.

Por presidenti i nderit i Frontit Nacional nuk u tërhoq pa hedhur një thumb ndaj së bijës, kur deklaroi se personi më i përshtatshëm për të zënë vendin e tij në listën e kandidaturave do të ishte mbesa Marion Marechal-Le Pen, “sigurisht nëse do të pranonte t’i hynte një loje të tillë”.

Top Channel