Tiranë, flakët përfshijnë Komisariatin nr. 3 të Policisë

13/04/2015 00:00

Një tjetër zjarr është verifikuar paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, pas atij të rënë në një magazinë tapetesh dhe sixhadesh në kilometrin 5 të autostradës Tiranë-Durrës.

Këtë herë zjarri ra në mjediset e Komisariatit numër 3 të Policisë së kryeqytetit. Për shkak të përmasave të vogla, vetë efektivët shuan flakët, ndonëse në ndihmë të tyre vajtën edhe zjarrfikësit.

Burime policore nga kjo zyrë bënë me dije se zjarri ra në katin e dytë të ndërtesës për shkak të një mase elektrike, por dëmet materiale të tij ishin minimale.

Para se të shuante flakët, policia mori masa për evakuimin e të ndaluarve që ndodheshin në mjediset e këtij komisariati dhe i dërgoi për arsye sigurie në ambientet e Drejtorisë së Tiranës.

Top Channel