Lulzim Basha pret Elhaida Danin në prag të pjesëmarrjes në Eurovizion

13/04/2015 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka pritur ditën e hënë këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës.

Sipas njoftimit për shtyp të bashkisë së kryeqytetit, Basha shprehu vlerësimin  më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kryebashkiaku theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar.

Top Channel