Lezhë, pranga të kërkuarit për grabitje me armë

13/04/2015 00:00

Uniformat blu të qarkut të Lezhës kanë arrestuar paraditen e së hënës një person të shpallur në kërkim për një seri grabitjesh të dhunshme.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Sebastian Ajazi, autor i disa grabitjeve me armë.

Personi në fjalë tërhoqi vëmendjen e policisë pasi më 5 prill, me disa bashkëpunëtorë, realizoi një grabitje në Fushë Mamurras, gjatë të cilës një person mbeti i plagosur.

Top Channel