Ministria e Arsimit, marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan

13/04/2015 00:00

Ministria e Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, i cili do të ndihmojë në integrimin e moduleve “Junior Achievement”.

Në lëndën e qytetarisë, në arsimin bazë do të ketë një kapitull më vete, i cili do të lidhet me edukimin ekonomik. Ky edukim do të nisë që nga klasat parashkollore dhe do të vijojë deri në klasën e tetë.

Programi i lëndës “Edukata Qytetare”, përfshirë dimensionin ekonomik me kapitujt nga “Junior Achievement”, do të jetë pjesë integrale e kurrikulës së sistemit të arsimit bazë, duke ndikuar në rritjen e cilësisë së arsimimit për rreth 400 mijë nxënës.

Top Channel